• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB: Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, më i lartë që nga Lufta e Ftohtë!

by
01/04/2023 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të premten se rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.

“Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku”, tha Përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për çështjet e Çarmatimit, Izumi Nakamitsu në një takim të Këshillit të Sigurimit.

Në takimin e kërkuar nga Ukraina, të cilën e mbështetën Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, u diskutua njoftimi i Rusisë më 25 mars se po planifikon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen me armët bërthamore, dëshiroj të jem e qartë që në fillim: të gjitha shtetet duhet të shmangin marrjen e çfarëdo veprimi që mund të çojë në përshkallëzim, gabim ose llogaritje të gabuar”, tha ajo. “Të gjitha shtetet që janë pjesë e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet t’u përmbahen rreptësisht angazhimeve dhe detyrimeve të tyre, që burojnë nga Traktati”.

Zonja Nakamitsu u kërkoi të gjitha vendeve që të kthehen në dialog dhe të ulin tensionet. Ajo i bëri thirrje veçanërisht Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të kthehen në zbatimin e plotë të traktatit më të madh të kontrollit të armëve midis dy fuqive.

Rusia tha muajin e kaluar tha se nuk do ta zbatonte më traktatin dhe njoftoi këtë javë se nuk do të ndante më informacione lidhur me armët e saj bërthamore, që zakonisht bëhet dy herë në vit. Uashingtoni tha se do të pezullojë ndarjen e të dhënave të tij bërthamore me Rusinë në një përpjekje për të inkurajuar Moskën që të rikthehet tek zbatimi i traktatit.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e dy vendeve shkëmbyen akuza lidhur me tërheqjen nga një sërë traktatesh për kontrollin e armëve. Lidhur me planet e Rusisë për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi, i dërguari amerikan i kërkoi Moskës që ta rishqyrtojë vendimin e saj.

“Rusia duhet të ndërpresë menjëherë retorikën përshkallëzuese rreth përdorimit të armëve bërthamore”, tha ambasadori Robert Wood. “Çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe do të ndryshonte rrënjësisht natyrën e kësaj lufte”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Bjellorusisë që të ndërpresë bashkëpunimin e saj me Rusinë për sulmin e saj ndaj Ukrainës. Rusia ka kryer një pjesë të sulmeve të saj ndaj Ukrainës nga teorritori i Bjellorusisë. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se Moska nuk po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore.

“Presidenti Putin ishte i qartë për faktin se ne nuk po transferojmë armë bërthamore”, tha ambasadori rus Vassily Nebenzia. “Po flasim për transferimin në Bjellorusi të komplekseve operative, taktike, raketore, raketat Iskander-M. Ne po flasim për dërgimin e avionëve në aeroportet e Bjellorusisë, trajnimin e ekipeve dhe ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike bërthamore në territorin e Bjellorusisë – dhe e gjithë kjo do të jetë nën kontrollin rus.”

Ambasadori Nebenzia pretendoi se Moska po dislokon armë në Bjellorusi për të mbrojtur aleatin e saj nga kërcënimet e vendeve perëndimore, pasi, sipas tij, ato po dërgojnë më shumë armë në Ukrainë. Vetëm disa ditë pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, Bjellorusia përmes një referendumi miratoi një kushtetutë të re që i jep fund statusit të saj si vend jo-bërthamor, duke i hapur rrugën Kremlinit për të dislokuar armë taktike bërthamore atje.

“Bjellorusia nuk është e përgatitur të sulmojë dikë e para, por përkundrazi po reagon siç duhet duke përdorur të gjitha kapacitetet ekzistuese, për t’iu përgjigjur çdo agresioni të huaj”, tha ambasadori bjellorus në OKB, Valentin Rybakov. “Ky bashkëpunim midis Rusisë dhe Bjellorusisë nuk është asgjë e re.”

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya e denoncoi vendimin.

“Bjellorusia nuk është një bazë ushtarake ruse, por një vend i pavarur i njerëzve të lirë. Ne nuk mund ta lejojmë Lukashenkun ta kthejë vendin tonë në një djerrinë bërthamore”, tha ajo në një postim në Twitter të premten.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësimin për përhapjen e armëve bërthamore dhe thanë se duhet t’i jepet fund tërheqjes së vendeve nga traktatet bërthamore./VOA

/e.d

Next Post
Kush është i dashuri i Efit?

Kriset sërish marrëdhënia me Kiarën? Efi: I thashë si të përballet me realitetin jashtë! S'kemi folur ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In