Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po mobilizohen për ta penguar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës. Jozyrtarisht mësohet se partnerët e koalicionit qeverisës po planifikojnë që zgjedhja e Thaçit president të ndodhë këtë të mërkurë, në një seancë të Parlamentit, të cilën gjë opozita po planifikon që të mos e lejojë. Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë për “Zërin” se ashtu siç kanë vepruar në seancat paraprake, njësoj do të veprojnë edhe në seancën kur pritet të bëhet zgjedhja e presidentit. “Për më tepër, profili i Thaçit nuk bën assesi për president. Kundërshtimi i tij kap një front të gjerë shoqëror. Madje edhe shumica e elektoratit të LDK-së, që e kanë partner të koalicionit, janë kundër tij”, ka deklaruar Tahiri.