Mazhoranca dhe opozita po diskutojnë dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore.
Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Ball theksoi se kjo nuk u arrit të miratohet para zgjedhjeve vendore të 14 majit, por shpreson që të miratohen brenda kësaj legjislature parlamentare. Ai tha se
“Po diskutohen dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore. Balla ka vullnet politik për të ngritur mekanizma ndalues me fuqi prapavepruese për dekriminalizimin. Mekanzimi është që kur rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit e humb mandatin ka qenë propozimi ynë. Kurse i opozitës është një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që ka fuqi verifikuese dhe merr vendimin përfundimtar; të zgjidhesh apo jo në këto funksione. Ajo që na duhet është t’i bëjmë bashkë dhe të shkojmë në zgjidhje konkrete ligjore.
A do miratohet deri në fund të muajit korrik?
Balla: Po besoj.
Ne do shkojmë më propozimin tonë opozita ka një tjetër ne jemi të hapur të diskutojmë çdo formë. E rëndësishme është rezultati përfundimtar. Sot është një moment i rëndësishëm ku ka konsensus të gjerë”.
/a.r