Shënimi i 27-vjetorit të grevës së minatorëve të “Trepçës” në Mitrovicë, në të cilën morën pjesë edhe krerët e shtetit, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, ka lënë krejtësisht në margjina kryprotagonistin e grevës së minatorëve, Njëri nuk është në jetë, ndërsa tjetri po, dhe mbahet goxha i fortë. Dy protagonistet kryesor të ngjarjes që pati lëkundur themelet e ish-Jugosllavisë, Aziz Abrashi dhe Burhan Kavaja, nuk janë zënë fare në gojë në manifestimin kryesor të shënimit të 27-vjetorit të grevës së famshme të minatorëve të “Trepçës”, të shtunën. Nëse ishte harruar ish-drejtori gjeneral i “Trepçës”, Aziz Abrashi, i cili nuk është më në jetë, edhe mund të përbihet, por të harrohet Burhan Kavaja, i cili me Abrashin dhe minatorët tjerë të “Trepçës” ka mbajtur burgun, sipas Hysni Sylës, publicist dhe gazetar, “nuk ka asnjë derë”. “Në eventin e mbajtur në Stan Tërg për shënimin e 27-vjetorit të grevës së famshme të minatorëve të Trepçës, dukej se çdo gjë është në rregull. Madje, aty pati edhe një atmosferë goxha të ngrohtë, pasi si asnjëherë më parë, në shënimin e këtij përvjetori shumë të rëndësishëm për historinë e minatorëve dhe të Kosovës, ishin të pranishëm edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, ministra, deputetë, drejtues të Trepçës në të kaluarën dhe tash, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së e shumë të tjerë, shkruan zeri.info