I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Fidel Ylli, President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar tha se do ishte mirë që në pjesën dërrmuese të licencave të merren nga kompani shqiptare, pasi paratë që do të fitohen duhet të rrinë në vend, ndërsa deklaroi se ka disa kritere për të gjitha ata që do të shfaqin interes.
“Qeveria detyrimisht do të na dëgjojë ne. Unë jam që pjesën dërmuese të licencave ta marrin shqiptarët, sepse paratë duhet të rrinë në Shqipëri. Ka disa kritere për ata që do afrohen. Ku është pastrimi i parave? Ku është krimi ekonomik që sot ikin miliona dollarë nga Shqipëria dhe të gjithë e dinë, edhe polici, edhe deputetët, edhe kryeministri. Prandaj, unë kam bërë presion ndaj qeverisë sime, kam qenë deputet dhe kam thënë: nuk i mbylli dot Enver Hoxha, nuk i mbyll dot Edi Rama. E kam thënë dhe jam i bindur që këto duhen hapur sepse këto i ka e gjithë bota.”, u shpreh ndër të tjera Fidel Ylli në “Debat”.
/a.r