Nga Agron Gjekmarkaj
Veshtirë të thuash si dita nisi, si bitisi po! Buzë darke u hap lajmi “po vjen Babo po vjen Babo” e aman falë i qofshim zotit ç’të shihje?! U ngriten të gjithë në këmbe nga kafja e Parlamentit dhe u nisen me yxhym për të dalë kush i pari të mberrijë në sallë. E vogel ajo dreq porte! Shtyheshin , shkelnin mbi trupat e njëri-tjetrit. Damo si më i fuqishem nga palestra shtynte Taon. Toni kapte prej mënge Braçen që të kalonte Tao. Ai i hakerrehej “ça ben mi ça bën e mban veten dhe njeri Perendie pse bën me hile?”
Klosi i vinte sterkëmbeshin Shalsit duke perfituar nga fakti që shendetlig ka qënë sefundmi. Çuçi me Ulsiun mbanin mjekrren me dorë mos jua shkulte turma pergjatë asaj rëndjeje. Xhemali me Nasipin tentuan të dilnin nga dritarja por ishte me hekura. Më i zgjuar u tregua Niko me Etjen Xhafajn që u futen barkas dhe fap u panë në anen tjeter. Antoneta Dhima mbante mbi supe Zonjen Bozdo e ndihmuar nga Ben Pellumbi.
Nuk kuptohej në ishte truk për të perfituar vete apo ndihmë për të moshuarit.Potere e zallamahi , sherr e shamatë kush të mberrinte i pari. Tit Vasili i shihte venger dhe thoshte ashtu ju pafsha kokat hëngshi.
Per gezim të pergjithshem Babo erdhi prej se verteti por nuk na qerasi me fjalim. Të kthehemi në mengjes !Prit e prit që të hapej seanca e hiç. Nuk fillonte. Deputetet vinin ngadalë. Jorida e cila gati e shnderroi Çyrben në poet lirik si Orfeun në shkallet e Kuvendit desh shperrtheu në vargje me në fund erdhi.
Çyrbja filloi të ndertonte metafora aqësa me shkaktoi xhelozi. Tabaku e perqendruar si gjithmone mbi vetveten degjonte zerin e vet të kadiftë që kumboi tre a kater herë gjatë oreve në mbrojtje të vegjelisë. Ibrahimi tundte koken, buzeqeshte, qeshte dhe kafshonte buzen qe i dridhej per ta berë terbiet. Salianji xhymert i lindur që heret mi ra telefonit. Eja të pimë kafe tha. Shkova. Kur ç’të shihja tavolina plot me petulla, mjaltë, qumesht, lenga frutash, proshutë! Ç’janë keto more i uruar i them. Do hamë tha sa të të dalin tëmthat vëndit se unë që paguaj gjithmonë, nje herë harrova të fus doren në xhep e me nxorre namin. Me pas me dha edhe një kaçile me veze fshati e dy shporta patate me vete, ca qepe e do mish të thatë. Sakën se fut më doren në xhep se të bëra hasem mu hakerrye. Do shkojë lart e më lart ky djalë mendova me këtë bujari.
Bela sot i kishte kompleksuar gjitha gratë e qeverisë. Shumë enigma fshihte në ondet e shumta të flokeve që misterioze e bënin pamjen. Shtiu nja dy herë për të mbrojtur ërzin e Babos dhe ndenji rënde sa Ulsiu nuk guxoi ta shihte në sy. Niko i çoi një kafe të cilen ajo e rrufiti ngadalë. Por edhe Teta Gerta të cilen e dija shpirtdhembshur, të pazonjen që ta kandisë inatin kaq gjatë, kishte blerë një xhakete të re me jelek plot sumbulla fakt ky që e gezoi qamet Boren. Olta e cila është mesuar të bëje diplomaci nuk po mē negocion dot paqen me Teten meria e se ciles po ma shpon xhanin si tyrjelë. Aty ku rri Margeri kishte rëne tisi i nates nga vendi bosh. Nuk të behej të ngrije koken, thithetimë Niko dhe Tezja si dy gur varri nuk pipetinin.Toni sot shpalli misionin e ri për të bërë zap të keqen dhe për të promovuar të miren në një fjalim fatidik . Gati e besonte dhe vete. Mbase Babo pas 14 Majit bën zamet per atë dhe Ben Pellumbin ndonjë ylyfe.
Mimi di Puccini erdhi vonë por ska rëndesi kur kjo ndodh. Historia hap deren kur ajo vjen dhe e mbyll kur ajo iken. Etjeni nuk pat kurajo të kerkonte rrefenja. U mjaftua me dy tregime të Lavdrim Krashit për Londren. Etilda ngjante e sapo dalë nga një oper klasike ku solemniteti i ngjyres së zeze dhe mekankolia e qendrimit meritonin herë pas here psheretima. Shalsi vendosi të flasë sot duke i vënë frazat mullar i cili mbet pa maje. Gazment Bardhi pasi vula po i prish gjumin e nates sajdiste herë një herë një tjeter por mua ka ca muaj që me rri rënde duke me shkaktuar plagë në ndergjegje teksa mendoj ku paskam gabuar. Ermua kishte veshur një xhaketë të bukur me ngjyra arlekini dhe kur kishte mundesi ja çonte nervat kujdo që i dilte perpara gjatë drejtimit të seances. Luan Baçin do ta shnderrojë në patjeter në Luan Boçi paçka se shpesh perpiqet ti mbushe mendjen që e ka Baçi, ajo Boçi të thom.
Kryezevendes Lideri po bëhet gjithnjë e më serioz. Ai sot shikimin e kishte të serte e mendimet e thella. Atëherë kur i kisha humbur shpresat me leshoi një selam. Ndonëse është ngjitur lart ka ruajtur thjeshtësinë. Ndersa Albana kishte ndier pranveren në çdo skaj. E shihja me mall dhe mendoja kam ënderruar gjithë jeten të behem vartes i saj në parti dhe tani që endrra mund të bëhet realitet skam guxim ti jap jetë asaj. Dash Sula luftetari i betejave epike me zhgenjeu shumë sot. Mu duk sikur dheu me rreshqiti nën këmbe kur që në sabah e gjeta tek hargalisej më një grup deputetesh socialistë. Pikerisht ai për të cilin mund të bëje be. Ftuam Laert Duron ta bëjmë pjesë të kronikes. Iku më vrap. Amanëni tha në kini Zot me lini në paqe! Nje here me tha Babo nuk do shkosh më në gjueti per keca dhe desh me ra damllaja. Tensioni 200. Kosta i Gramozit Lindites e me zemer dhe i Babos desh qau se helbete është i ndjeshem. Me Isuf Çelen pimë një redbull si qerratenj i cili na hoq pezmin e një dite me gropa pa ngjarje pa maja, pa debat ku krejt si merzia e Xheles për Kamzen që ja hoqen duart që hajer mos befshin.