• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

by Artur Ajazi
30/03/2023 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kundërshtojnë rritjen e pagave, shpërblimet, rritjen e investimeve, mbështetjen e biznesit, kundërshtojnë mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, dhe çdo rritje tjetër që mundëson përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Këtë e bën vetëm partia e “djathtë”, që e ka emrin Partia Demokratike në Shqipëri. Epo parti e djathtë, që ka gjoja në program “mbrojtjen e  interesave të individit, biznesit, pensionistëve”, dhe që kundërshton çdo nismë të qeverisë, dhe nxin çdo program mbështetës ndaj qytetarit, vetëm partia e Berishës do të mbahet mënd. Ka 32 vjet që thotë “rrita rrogat dhe pensionet sa isha në pushtet, rrita mirëqenien e popullit”….

Por e dimë dhe e mbajmë mënd të gjithë si ishin rrogat dhe pensionet në kohën e qeverisjes së PD, e kujtojmë se si masakrohej mbështetja financiare ndaj shtresave në nevojë, se si mbusheshin borderotë me militantë dhe njerëz që kishin nga 2-3 makina të shtrenjta, dhe hallexhinjtë liheshin rrugëve. E dimë se si, diskriminohej biznesmeni i ndershëm, dhe u lihej dorë të lirë për të abuzuar me pagat, faturat e energjisë, ujit dhe taksat, biznesmenëve të Partisë Demokratike. Por ajo që nuk ndryshon aspak në drejtimin ideologjik të asaj partie, është fakti se Partia Demokratike funksionon sot, si një parti leniniste.

Në çdo formë dhe pikëpamje, brënda saj ekziston fryma e persekutimit ndaj çdo qeverie që mbështet reformat, nismat e mbështetjes financiare ndaj qytetarëve e biznesit. Ajo parti mbetet në kufinjtë e cungimit të mirëqenies së popullit, dhe harresës së shtresave në nevojë. Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërblimet  edhe në kohë krize, mbeten premtime të realizueshme dhe të pakthyeshme të kryeministrit Edi Rama.

Duke mos u ndikuar aspak nga fushata elektorale, (pasi nuk i trembet përballjes me një opozitë të shpërbërë) Edi Rama, po bën realitet premtimet e dhëna, duke gëzuar jo vetëm të punësuarit, por edhe pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihma ekonomike. Të dalësh vazhdimisht kundër rritjes së pagave, rritjes së pensioneve, kundër shpërblimeve dhe mbështetjes financiare ndaj biznesit, tregon se je super i majtë, dhe se ke mendësinë e një partie leniniste.

Në demokraci dhe sistemin e ekonomisë së tregut, qeveritë janë rregullatorë të ndryshimeve dhe krizave ekonomike dhe financiare, pasi janë përgjegjëse të zbatimit të programeve zhvillimore të vendit. Qeveria është përgjegjëse e ruajtjes, shmangies  dhe thellimit të krizave ekonomike, por duke mos harruar  rritjen dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të saj.

E vetmja parti, që gjithmonë ka baltosur çdo iniciativë dhe nismë të qeverisë, për rritje pagash, pensionesh, apo mosndalimin e investimeve edhe pse në  kohë krizash, mbetet partia e Sali Berishës, leninistit të fundit në skenën politike shqiptare.

Next Post
Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”

Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In