Shqiptarët janë të dyzuar sa i përket lirisë së shtypit në vend. Në sondazhin parazgjedhor në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli 35% e qytetarëve shqiptarë të pyetur sesi e gjykojnë lirinë e shtypit në vend, mendojnë se media është e lirë dhe kështu duhet të jetë.
Ndërkohë 28% e qytetarëve mendojnë se media në Shqipëria nuk është aspak e lirë. 26% e qytetarëve të pyetur mendojnë se media është e lirë, por duhen evituar abuzimet. Sakaq 11% e qytetarëve mendojnë se media është pak e lirë.
Problemet me të cilat duhet të merret qeveria, sondazhi ‘Piepoli’: Çmimet e larta çështje parësore! Ndiqet nga pagat e ulëta dhe lufta ndaj korrupsionit.