Një sherr banal që dyshohet se ka nisur me fjalët “Pse më sheh, kush je ti”, dyshohet të jetë bërë shkak i sherrit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë që përfundoi me dy të vrarë.
Viktimat janë Edmond Gosa dhe Altin Rexhaj. Mësohet se Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën ndërkohë që ky i fundit ka hapur zjarr ndaj tij.
Të dy ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësorë por nuk kanë mundur të mbijetojnë si pasojë e plagëve të rënda./m.j