Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se qytetarët shqiptarë nuk do të votojnë më qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Komentet Noka i bëri nga Cërriku, ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj bashkie, Servet Luzha.
Noka tha se këto zgjedhje janë edhe zgjedhje për ti dhënë një mesazh Ramës, pasi sipas tij, regjimi i tij ka lumturuar vetëm rrethin e afërt të kryeministrit.
Ai shtoi se në fshatrat e vendit nuk është hedhur asnjë cent investime.
“Cërriku ndihet i zhytur në skamje dhe varfëri. Poshteti i Ramës Cërrikun e ka parë thjesht si plaçkë. I ëmëruari i Rilindjes këtu Cërrikun nuk e ka parë si një qytet që duhet qeverisur, që duhet kontribuar dhe punuar. Ndaj sot ju jeni më shumë se çdo herë tjetër në këtë sallë, për ti dhënë mbështetjen Servet Duzhës. Askush më mirë se ju nuk është dëshmitar i faktit se për sa kohë ka qeverisur, Serveti kurrë nuk i ka future dorën në xhep qytetarëve, siç ka bërë Andi Salla i Rilindjes.
Kurrë më parë nuk ishte parë se në bashki të gjitha punët ti marrin familjarët e kryetarit. Kjo ka ndodhur nën pushtetin e regjimit të Ramës. Do ti japim fund vjedhjes në Cërrik dhe Shqipëri. Do të votojmë Duzhën për qytetar të parë. Cërriku nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje. Shikoni fshatrat e Cërrikut, a mund të thotë dikush nëse është hedhur qoftë edhe një cent në këto zona. Cërriku është i varfër, sepse është i vjedhur. Në 14 maj do i japim këtë mesazh Ramës. Ne do të votojmë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, sepse duam të çojmë edhe një mesazh në Tiranë.
Ti themi Ramës nuk mund të dalësh më ti lypësh votën qytetarëve, sepse askush nuk do të votojë më regjimin më të korruptuar dhe plaçkitës. Është plaçkitës, sa shqiptarët nuk kanë parë kurrë në këto troje. Ne do ti japim një leksion edhe Andit edhe Edi Ramës në Tiranë. I lumtur është vetëm Luca, sepse ai ha dhe pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot. Ky qytet në 14 maj do t’ju kthehet juve. Servet Duzha, fitore”, u shpreh Noka.
/e.d