Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, 52-vjeç i dyshuar si organizatori i kultivimit të lëndëve narkotike në Malisë së Madhe është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 000 fidanë kanbis, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht, për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, respektivisht Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit.
/s.f