Përballë godinës së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion-SPAK është organizuar një protestë e heshtur dhe paqësore mesditën e sotme.
Uninioni i Shoqërisë Civile bën me dije se objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare.
“Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shoqërisë Civile.
/a.r