Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas informacioneve se shiste lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, por kryesisht tek “Komuna e Parisit”.
I arresstuari është Artur Zhuleku. Ai u kap në rrugën “Bill Klinton” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën 400 gramë kokainë.
Nga hetimet ka rezultuar se 47-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r