Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjezga” janë arrestuar në flagrancë babë e bir të cilët mbanin pa leje armë zjarri dhe armë të ftohta. Konkretisht janë arrestuar 52-vjeçari Gj.H. dhe 21-vjeçari A.H., banues në fshatin Pjezgë.
Në banesën e tyre, Policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik).
Arma e zjarrit dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/s.f