Nga Edvin Kulluri
Te dashur miq! Dje “syri i byrose politike” dhe disa bishta te foltores si dhendri i udheheqesit dhe ish ortaku i vellait te Bashes qe tashme po “rithemelon” FRPD e trasheguar nga dhendrri i lejeve te ndertimit te Rames dhe Veliajt, kane botuar nje liste te analisteve te perhershem te ABC NEWS ku bej pjese dhe une qe prej janarit! Keta persona duke mos me cituar drejteperdrejte aludojne se une ashtu si personat e tjere ne liste, po paguhemi nga inceneratoret!
Se pari, nuk thone se si paguhem nga inceneratoret por thjesht vazhdojne traditen me te shemtuar te PD duke tentuar te bejne pis cdo person qe nuk rreshtohet krah tyre dhe thote te vertetat e deshtimeve te njepasnjeshme per te cilat kane vete pergjegjesi ne 5 proceset e fundit zgjedhore!
Se dyti, qe nga viti 2017 kam mbajtur te njejtat qendrime per zhvillimet ne PD si ne Kuvendet e PD ne 2018 dhe 11 dhjetor te 2021 dhe ne cdo media qe kam folur ashtu si edhe ne Facebook! Kam kerkuar demokratizim dhe nje orientim te qarte te djathte konservator nese PD do qe te jete konkuruese ne zgjedhje! Te dyja propozimet jane flakur nga Basha, Berisha dhe gjithe “syte” mediatike rreth PD dhe ”dhendurret” biles duke u sherbyer me zell kryetarit dhe jo Partise Demokratike permes manipulimeve te zgjedhjeve te brendshme ne cdo proces!
Se treti, 4 vitet e Bashes provova mbi kurriz cdo ndyresi te zyres se shtypit te PD dhe call centerave te kunatit! Fatkeqesisht konstatoj te njejtin llum por kete here nga Rithemelimi. Ka ndryshuar kryetari por jo PD! Eshte e njejta kalbesire qe sulmon me sajesa dhe shpifje cdo njeri qe mendon ndryshe nga “udheheqesit” pa asnje fakt, pa asnje prove! Kjo mendesi totalitariste eshte nje nga arsyet pse partia e ndryshimit te madh ne 1992 eshte katandisur per here te dyte ne nje germadhe elektorale!
Se katerti, qe prej fillimit te publikimit te ceshtjes se inceneratoreve jan shprehur qarte si ish Sekretar i Pergjithshem i MM se kjo ceshtje eshte nje rast i qarte i “shperdorimit te detyres me pasoje dem ekonomik te konsiderueshem”, per te cilen ministrat, zyrtaret e administrates publike dhe kryetaret e bashkive te perfshire duhet te mbajne pergjegjesi penale! Pra qenkam paguar nga inceneratoret duke kerkuar denimin e atyre qe i ndertuan dhe nuk i vune ne pune me milionat e taksave te shqiptareve! Kete mund te ma shpjegojne vetem keta vemjet e Rithemelimit!
Se pesti, meqenese ata qe me kane perfshire ne kete akuze qe nuk e kuptoj se cfare akuze eshte te thuash ate qe mendon, e njohin mire dhe veten dhe mua! Ne 8 vite ne pushtet si Ndihmes i Kryeministrit dhe sidomos Sekretar i Pergjithshem i MM nuk ndikova asnje dite prane Komisionit te Kthimit te Pronave te dhendrrit per te marre pronat e familjes time e jo me te grabisja prona te te tjereve! Nuk me mbeti te behem pis si analist! Dhe as posedoj ndonje televizion apo portal me parate e shitjes se dhive ne Has apo Dukat nga kam origjinen, megjithese im gjysh kish mbi 2000 koke bageti dhe 200 hektar kullota e toka! I dashur Cimi mbaj shenim! Kam jetuar gjithe jeten me pune dhe jo me vjedhje, grabitje e pastrim parashe, ashtu si prindrit e te paret e mi!
Se gjashti dhe e fundit! “Syri i partise” ku kam te punesuar disa miq qe me njohin mire dhe nuk kane qene dakort me kete palacollek, “dhendrri siper makinave ne 8 janar” dhe ky anonimi i Belindit te autobuseve pa pagese me “prase ne fjalime” qe dergon ne perendim me qindra te rinj ne vit me kontrata pune, duhet te dijne qe s’kam asnje ceshtje ne Spak, nuk kam humbur ndonje gare elektorale si keta por kam drejtuar vetem nje fushate fituese ne Selenice te Vlores ne 2015 dhe mbi te gjitha nuk bej propagande anti-amerikane kunder interesit te vendit tim ne media dhe rrjete sociale!
Ç’del nga SOJI, mbetet jetë e mot – SOJ sikunder je ti o Kullur.
Asnjëherë SOROLLOPËT E ZORZOPËT, sharlatanët e vjedhësit, kriminelët e vrastarët, siç janë qimpëjksat, vuqidolhanet e qepanllarët, nuk bëhen njerëz dhe me ta nuk bëhet krushqi.
Oxhaku mbetet oxhak e nuk bëhet buxhak.