• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatët e Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit, Vokshi: Janë “judat” e PD. Pjesë e planit Rama-Basha kundër opozitës

by Java News
28/03/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për PD të drejtuar nga Sali Berisha nuk ka surpriza në lidhje me vendimin e PD të Enkelejd Alibeajt për të dalë me kandidatë alternativë në gati 1/3 e bashkive. Albana Vokshi, me përvojë të gjatë me strukturat e PD dhe bashkëpunëtore e afërt me zotin Berisha tha dje për emisionin “Pa Censurë” se vendimi i mbrëmshëm është pjesë e planit Rama-Basha kundër opozitës.

“Plani për të mbajtur peng opozitën është bërë i qartë pas publikimit të dosjes McGonigal. Hetimi i Ramës për Bashën dhe pagesat e tij për lobim u bë për ta mbajtur atë peng. Vendimet në mes të natës të atij grupi të vogël njerëzish që po punojnë kundër interesave të PD janë vendime të marra paraprakisht nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Asgjë nuk është e rastësishme.”- tha zonja Vokshi, e cila u shpreh e bindur se Lulzim Basha, pavarësisht se nuk ishte prezent në mbledhje, qëndronte pas shumicës së votave për të dalë me kandidatë në bashki të caktuara.

Albana Vokshi vuri në dukje se vendimet e mbrëmshme janë të marra pa asnjë transparencë dhe në shkelje edhe të statutit që njeh ai grupim, pasi anashkalohet vendimarrja më e rëndësishme në Këshillin Kombëtar apo struktura të tjera. “Kjo ndodh sepse nuk kanë asgjë. As partiçkë nuk i thua dot këtij grupimi, pavarësisht se logon ua dhuroi Edi Rama.”- tha zonja Vokshi, e cila e kundërshton tezën se PD është e përçarë. “Ata nuk kanë mbështetës, nuk kanë votues. Baza e partisë është një, nuk ka përçarje. Ata janë një grup shumë i vogël, që mbahen në këmbë nga Edi Rama.

Pa Edi Ramën dhe Lindita Nikollën, Enkelejd Alibeaj nuk do të ishte kryetar grupi dhe ky grup i Alibeajt dhe Lulzim Bashës nuk do të mbahej në këmbë, bashkë me 4-5 deputetë të tjerë, që për fat të keq kanë marrë votat e demokratëve dhe po punojnë kundër demokratëve. Mendoj që këta janë thjesht tradhëtarë! Janë “judat” e PD dhe kështu duhen trajtuar.- u shpreh zonja Vokshi gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë” në RTSH./m.j

Next Post
Harta e re sizmike/ Sizmiologu i njohur ngre alarmin: E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk ka ndarje zonale

Harta e re sizmike/ Sizmiologu i njohur ngre alarmin: E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk ka ndarje zonale

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Hike ore ndytsire ti e monstra e vicidolit e kushe eshte si ju,ju jeni hajdute,ju jeni ata qe shkatrruat pd,ju keni bere marrveshjen k/hajdutin edvin karapushtin.Ju jo vetem pd shkatrruat pore po shkarroni edhe vendin.Ne mungese te drejtesise,mose harroni Zoti do ju ndeshkoje barbarishte,aty ku nuke keni per te gjetur derman ase nen samare te gomatit.Ju jeni jashtqitja e Kombit,te urryerit e popullit shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In