Një tifoz i vogël i Konyasporit i ka kërkuar Alban Mehës fanellën gjatë ndeshjes me Sivassporin. Kërkesa është shkruar në shqip, mbi një fletë të bardhë.
Nga mënyra e shkrimit duket që është përkthim mekanik, ndoshta nga Google: “Meha dua aq shumë. Pas lojës, ju jepni uniformë tuaj”.
Megjithatë, ia ka arritur qëllimit, pasi mesfushori kuqezi ia ka plotësuar dëshirën pas takimit.