Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për vjedhjen e naftës, lopëve dhe sendeve të tjera.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave u konstatua se ata janë autorët e vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë me vlerë 2700 euro, një motoçikletë me vlerë 1540 euro, etj.
Ata erdhën nga Shqipëria, ngarkuan makinën e tyre me vaj, foragjere e deri në…lopë dhe u kthyen sërish në shtetin fqinj ku i shitën.
Tre personat e arrestuar ishin të moshave 35, 44 dhe 52 vjeç, të gjithë shtetas dhe banues në Shqipëri. Hajdutët janë pikasur brenda një Mercedes Vito teksa lëviznin në kilometrin e 33-të të Antirio-Janinës, në orën 23:30 të së premtes mbrëma (24/3).
Pak më parë ata kishin tentuar të vidhnin kafshë nga një stallë në Bizani në Nafpaktinë e Epërme. Brenda automjetit u gjetën mjete për vjedhje. Në kuadër të hetimeve të policisë, u konstatua se tre personat kishin vjedhur më 17 shkurt, një viç me vlerë 2000 euro nga një fermë lope në Nafpaktos.
Më 8 mars, 23 thasë me plehra kimikë, me vlerë 700 euro, u vodhën jashtë një dyqani në Korakeika, Messolonghi. Njëkohësisht, u konstatua se ata janë autorët e vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë me vlerë 2700 euro, një motoçikletë 1540 euro dhe 18 bobina spango me vlerë 270 euro, nga një magazinë në Amfilochia, në datat 13-14 janar.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/e.d