Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sulmin terrorist të kryer gjatë mesnatës, ndaj Top Channel.
I ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetar Thimi Samarxhi, Softa deklaroi se ky atentat ka qenë i mirë menduar, ndërsa thkesoi se sulmi është kryer teksa autorët kanë qenë në një makinë në lëvizje. Eksperti shtoi se nëse kjo ngjarje nuk zbardhen, duhet të nisin dorëheqjen nga instancat më të larta shtetërore.
“Ky ka qenë një sulm i mirë menduar, dhe kjo dallohet që nga fakti i marrjes me qira të makinës. Një makinë nuk merret me qira me idenë që mund të bëj një atentat por me idenë që do bëj një atentat. Plumbat kanë prekur katin e parë dhe të dytë të godinës. Autorët kanë shmangur pjesën e parë pasi aty ka kamera që mund t’i kapnin dhe prandaj kanë hapur sulm në pjesën e dytë të godinës. Sulmi është kryer në lëvizje, pasi dallohet dhe nga vendi ku janë qëlluar plumbat. Nëse kjo ngjarje nuk zgjidhet, duhet të nisin dorëheqjet nga instancat më të larta shtetërore. Ky është një sulm ndaj Top Channel, jo godisë, por Top Channel”- deklaroi ai.
/e.d