Gjykata e Shkupit nuk ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale që t’i caktohet paraburgim ish-ministres Gordana Jankulloska, edhe pse Prokuroria e Janevës ka prezantuar dëshmi se Jankulloska disa herë ka tentuar të ndikojë ndaj dëshmitarëve lidhur me rastin për të cilin dyshohet. Në vendimin e publikuar, nga gjykata thuhet se Prokurorja publike speciale, Fatime Fetai, gjykatësit në procedurën paraprake, i ka dorëzuar prova që dëshmojnë rrezikun për pengimin e procedurës penale nga ana e Jankullovskës, megjithatë këtë dëshmi, gjykatësi aspak nuk është përpjekur ta analizojë. Nga ana e të dyshuarës është bërë përpjekje të bëhet ndikim ndaj njërit nga bashkëpjesëmarrësit në lëndë dhe atë jo një herë por disa herë.