Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për sulmin me armë që ndodhi ndaj godinës së Top-Channel ku mbeti i vrarë roja i objektit. Kryeministri ka dënuar këtë ngjarje dhe thotë se duhet rë ketë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Kryeministri Rama.
Si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën roja i objektit Pal Kola, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në Mëzes.
/a.r