Vendimi i qeverisë së Gjermanisë për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore duke lehtësuar rregullat e emigracionit për motive punësimi nuk është mirëpritur nga Konfederata e Sindikatave.Ajo ka shprehur shqetësimin e saj se lehtësimi i rregullave të emigracionit për motive punësimi për të dhënë më shumë viza për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të çojë në kushte më të këqija për punëtorët vendas të pakualifikuar. Të dhënat e ofruara nga Instituti për Punësimit në Gjermani flasin për rreth dy milionë vende të lira pune.
Autoritetet në Gjermani po konsiderojnë lehtësimin e legjislacionit për emigracionin për motive punësimi si një mënyrë efektive për të menaxhuar këtë situatë. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të japë mundësi për të përfshirë gjithsej 50,000 punëkërkues çdo vit nga ky rajon.
Gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, pati një numër të madh të ardhurish nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ata përbënin gati 30 përqind të kërkesave për azil në atë kohë, pavarësisht nga fakti se shanset e tyre për t’u pranuar ishin të ulëta.
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u prezantua në vitin 2016 për të ndihmuar punëkërkuesit të punojnë në Gjermani pa pasur vështirësi shtesë. Ndryshe nga punëtorët e kualifikuar që kërkojnë punë sipas skemës së Kartonit Blu, ky grup nuk kërkon asnjë kualifikim. Autoritetet gjermane po marrin eksperience nga Kanadaja, si të tërheqin punëtorë të huaj të kualifikuar.
/a.r