Një 49-vjeçar i identifikuar si Gj.B., tentoi të korruptonte policinë në Shkodër pasi ishte në gjendje të dehur.
Ai ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ kur iu kërkuar që të ndalonte dhe i komunikuan se do të kryente testin e alkoolit.
Për të shmangur testin e alkoolit, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/s.f