Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka four sot për situatën në të cilën ndodhet kjo forcë politike, si dhe për kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ai u shpreh se për shkak të Sali Berishës sot PD është e ndarë në dy pjesë. Bardhi tha në një intervistë në “News 24” se u kanë orfuar zgjidhje grupimit të Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, por ata e kanë refuzuar.
“Për shkak të zgjedhjes së Berishës PD është ndarë në dy pjesë. Rezultati i 14 majit nuk do të jetë ai që prisnim. Betejë e çdo demokrati është që të bëjë betejë me Ramën dhe PS e jo mes njëri-tjetrit. PD dhe demokratët nuk e meritojnë këtë. Kjo është shkaktuar nga kokëfortësia e zgjedhjes personale.
Ne kemi parë si zgjidhje unifikimin e kandidatëve. Ajo që ne kemi tentuar dhe e kemi parë si zgjidhje në të mirë të PD, kur kemi ofruar gjithçka që mund të ofronte pjesa ku unë bëj pjesë.
Kemi qenë të hapur për cdo zgjidhje. Për shkak të Berishës nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Për fat të keq kishte një refuzim. Nuk është betejë e demokratëve sot të përplasen me njëri-tjetrin.
Do të bëjmë çdo pëpjekje që ne të gjejmë zgjidhje në sekondë të fundit. I takon PD zyrtare që të tregojë përgjegjshmëri në raport me situatën ku ndodhemi. Do të shohim se çfarë do të vendosë sot Kryesia e PD.
Unë nuk jam në PD për të parë një interes momental dhe pastaj të shkoj në një parti tjetër. Është kjo parti që më ka dhënë statusin sekretar”, u shpreh Bardhi./m.j