Emigrantët janë kthyer në një “shqetësim”, jo vetëm për autoritetet, por edhe për banorët, Dhe vetë azilkërkuesit janë të pakënaqur. Në një shkrim të gjatë të bërë nga DailyMail, thuhet se numri i hoteleve që Britaninë e Madhe ka shkuar në 400, e ndërsa vala e emigrantëve nuk është larguar.
Ndonëse kjo lloj metode është gjetur si zgjidhje nga ana e qeverisë për të përballuar fluksin e madh, vetë azilkëruesit kanë ankesa. Ato thonë se ndihen si në burg, ankohen që ushqimi është shumë i keq dhe se e gjitha po ndikon negativisht në jetën e tyre.
Entla Qazolli, 51 vjeçe, nga Shqipëria, e cila po ashtu po qëndron në hotel, thotë se u mungon të komunikojë me njerëzit të krijojë dhe të këtë miqësi.
Më mungon komunikimi dhe miqësia sepse ‘jo të gjithë prej nesh flasin aq mirë anglisht”, tha ajo.
Vajza me pantallonat jeshile Entla Qazolli, 51 vjeçe, nga Shqipëria
“Është e tmerrshme këtu dhe ka shumë probleme. Ne nuk duam të jetojmë të gjithë së bashku në një hotel, duam një shtëpi që të mund të jemi të pavarur”, tha një nënë nga Iraku.
Dhomat për familjet
Çdo person – përfshirë fëmijët – merr 8 £ para xhepi në ditë dhe u jepen tre vakte. Atyre u lejohet të vijnë e të shkojnë sipas dëshirës ndërmjet orëve të vaktit dhe fëmijëve u jepen disa orë shkollë çdo ditë./m.j