Autori i vrasjes dhe viktima mësohet se kanë qëndruar për më se dy orë në të njëjtën tavolinë në lokalin ku ka ndodhur krimi.
Ergest Zhupani dhe Arenc Liço kanë pasur një shkëmbim fjalësh mes tyre, teksa kishin konsumuar sasi pijesh alkoolike.
Debati ka nisur për motive të dobëta dhe ka vazhduar për disa minuta. Më pas dy personat janë ngritur nga tavolina dhe kanë tentuar që të godasin njëri-tjetrin me tavllën e duhanit dhe me shishet që kishin në tavolinë.
Dëshmitarët e pyetur nga policia kanë thënë se gjithçka është kthyer përmbys në tavolinën ku ndodheshin autori i krimit dhe viktima e vrasjes.
Nga ana tjetër, autori i vrasjes, shtetasi Ergest Zhupani ka arritur të dalë nga lokali dhe duke shfrytëzuar errësirën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa dëshmitarët në lokal dhe ndihma mjekë- sore kanë nisur për në spital 39-vjeçarin Arenc Liço me disa plagë në trup.