Një mesazh që mund të “trondisë” lojën e këngëtarit Luiz Ejlli brenda BBV ka shkuar mbrëmjen e të premtes në shtëpinë më të vëzhguar.
Teksa disa banorë qendronin në oborr, mes tyre dhe Luizi, një person është afruar pranë shtëpisë së Big Brother dhe i ka thënë Luizit që nëse del Kiara të shtunën, ai të mos vazhdojë më lojën.
Në një video që po qarkullon në internet, dëgjohet se si ky zë i thotë Luizit nëse Kiara lë të shtunën lojën nga votimi i publikut, nënkupton që çmimin e madh do ta marrë Olta Gixhari.
Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Nëse ky informacion do jepej nga banorët do penalizohej e ndoshta do eliminohej, por në këtë rast produksioni nuk ka se çfarë të bëjë.
Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë dy banoret në nominim dhe një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e Big Brother sonte./m.j