Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Alibeajt ka bërë një progres nga muaj shkurt.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ka qenë në shkurt në 24.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e drejtuar nga Alibeaj është ulur nga 77% që ishte në shkurt në 72.4% në mars.
Kur i shohim politikisht qytetarët që kanë mendim pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj ka një rritje të socialistëve që kanë mendim pozitiv nga 16.1% që kanë qenë në shkurt në 17.1% në mars. Një rritje ka pësuar edhe numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 32.5% që kanë qenë në shkurt në 43.4% në mars. Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që janë të pa identifikuar politikisht dhe kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 10.9% në shkurt në 13.8% në mars.
Ashtu sikurse PD e drejtuar prej tij një rritje të mendimit pozitiv ka pësuar edhe vet figura e Alibeajt nga 20.8% që ka qenë në shkurt në 25.3% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Alibeajn ka pasur një rënie nga 72.1% që ishte në shkurt në 66.8% në mars.
/s.f