Dhurata Çupi këmbëngul që PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Çupi thotë se s’duhet të dalin kandidatura për kryetarë bashkie por vetëm me këshilla bashkiakë. Sipas Çupit, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sigpas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen.
“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajsë gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues.
Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.
Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”, tha Çupi.
/s.f