Burime për News24 nga qyteti i Durrësit raportojnë për një grabitje.
Bëhet fjalë për një kambist, të cilin disa persona pasi e kanë lidhur me kabëllin e një karikuesi telefoni, e kanë dhunuar dhe grabitur.
Mendohet se kambistit i janë marrë rreth 20 mijë euro, ndërsa agresorët kanë qenë të armatosur.
Ndërkohë, dyshohet se autorët janë larguar me një mjet tip ‘Opel’.