58 vjeçari Gëzim Agolli është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ishbashkëshorten.
Ndonëse të ndarë ligjërisht ata kanë si pronë të përbashkët një shtëpi, por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë.
Vetë Agolli thotë se as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet, transmeton noa.
“Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin deri në vdekje. I dashuri gruas time fle këtu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve. E divorcova unë se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime”, ka thënë ai.