Kyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Balla u thirr pasi ka kallëzuar Sali Berishën dhe Floriana Garon për shpifje, pasi ata kanë deklaruar se është i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gura në Elbasan. Berisha dhe Garo nuk u paraqitën në seancë.
Balla u shpreh i sigurt se do të fitonte, dhe tha se koha e nxerrjes vre dhe shpifjeve ka mbaruar.
“Unë kam fituar, ju e mbani mend. Kam fituar me Bashën, do fitoj edhe me Berishën. Koha e nxjerrjes vre dhe shpifjeve ka mbaruar” tha Balla.
/s.f