Modelja dhe aktorja Elianis Garrido, 35 vjeçe, ishte duke bashkë-prezantuar programin televiziv ‘Lo Sé Todo’ më 16 mars kur papritur dukej sikur nuk merrte dot frymë dhe u shemb në dyshemenë e studios.
Ish-modelja shihet fillimisht që lëviz sikletshëm ulur në stolin e saj, teksa qëndronte pranë bashkë-prezantuesit Ariel Osorio.
Teksa gruaja shihet gjithnjë e më shumë në siklet, ajo tenton të ngrihet në këmbë duke iu larguar kamerave duke mbajtur gojën me dorë.
Disa momente më vonë ajo shembet përdhe nga karrigia e saj, teksa disa anëtarë të setit tentojnë t’i vijnë në ndihmë.
Rrjeti u detyrua të kalonte në reklama për të kontrolluar prezantuesen e tyre të sëmurë.
Prezantuesja u largua për në klinikë ndërsa Osorio informoi shikuesit se kolegia e tij kishte pësuar “probleme frymëmarrjeje”.
Ai iu drejtua nënës së Garrido, duke thënë: “Çdo gjë është mirë, Eli është shumë mirë, ajo do të të marrë në telefon së shpejti.
Skena të tilla janë parë çuditërisht shpesh vitet e fundit ndërsa asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë nga ekspertët.
Garrido nuk është parë më në televizion, por në fundjavë kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku falenderonte ndjekësit e saj për mbështetjen
“Falemnderit për mesazhet tuaja të mbështetjes”, shkruante ajo, teksa mediat vendase thonin se po rikuperohet mirë, pa dhënë shkakun e krizës shëndetësore.
/e.d