Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëve.
E pyetur nga Arbana se çfarë ndodhi me marrëdhënien e tyre, Keisi u shpreh se ajo nuk mund të luajë dot me zemrën e saj.
‘Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullin time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre.’- tha ajo.
/e.d