Për Spartak Brahon, kandidatura e propozuar nga Rama, Vlora Hyseni për të qenë në krye të SHISH nuk përmbush kriteret ligjore.
Sipas tij, ajo që ka më tepër rëndësi dhe që theksohet në ligj është se kreu i SHISH duhet të jetë vetëm shtetas shqiptar, ndërkohë Hyseni ka edhe shtetësinë kosovare.
Dyshimi që ngre Braho është se përse Albin Kurti shkarkoi Vlora Hysenin, ndërsa Rama e merr në kabinet.
“Albin Kurti e shkarkon, ndërsa Rama e merr në kabinet. Nuk e kuptoj. Pse duhet të merret një nënshtetase kosovare? Unë flas si jursit, e njoh mirë ligjin. Thotë duhet të jetë vetëm me shtetasi shqiptare.
Kjo është shqiptare, por nuk është shtetase. Mendimi im dhe bazuar ligjit duhet të jetë vetëm shtetas shqiptare.
Rama dështoi me dy ministrat kosovarë. Ishalla e dekreton Presidenti dhe pastaj ta shohim në punë e sipër, por është një pozicion shumë delikat. Qeveria e Kosovës e shkarkon, ky e merr.
Unë diskutoj rregullsinë në përputhje me ligjin dhe interpretoj se kreu i SHISH duhet të jetë 24 karat shtetas shqiptar”, tha Braho në emisionin “Frontline” në News24.
Braho solli në vëmendje edhe rastin e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi, për të cilin tha se i kishte kërkuar Ramës që ta hiqte.
“E shikoj si çudi, por jo si karshillëk. Për mua kryesore është që të jetë në përputhje me ligjin. Presidenti duhet ta studiojë me kujdes anën ligjore. Megjithëse Rama nuk i ka qejf këto punët e shërbimeve, sepse nuk i kupton.
Ai mbajti Vishon 4 vjet, Vishon që kishte vrarë dhe kishte prerë. I thashë hiqe se ky i ka duart me gjak. Nuk e hiqte. Më tha ‘he mo lërë le të rrijë nuk ka ca bën’. Kjo është e gjitha intrigë”, u shpreh ndër të tjera Braho./m.j
Mire t’i behet Rames kur ka pranuar te keshillohet nga nje sharlatan, shantazhues e gjobaxhi si Braho. Gjithmone ky monster ka qene i interesuar per te kapur me te besuarit e tij pikat kyqe ne SHISH. Pse?!
Spartak, edhe ti je një Socialist i Inatosur, mik për kokë me Ilir Metajn, e ke ditur që është spiun, je burrë i keq, ishe me PS, u bëre me LSI, u bëre prap me PS, pse ke djalin gomar dhe hajdut, ta hoqën si nënkryetar të bashkise Durres, dhe tani gjithe mllef, shkarkon tek Rama dhe PS.
Je pjerdhur nga trutë, prandaj nuk të pjerdh njeri.