Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila mbeti pa ndjenja në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas trajtimit në QKUK, është vërtetuar se kishte fshehur një bombolë gazi në pjesë të ndjeshme të trupit, raporton Indeksonline. Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se në rëntgenin e bërë gjatë ekzaminimit është parë bombola në pjesën e ndjeshme të deputetes Haxhiu. Kujtojmë se Haxhiu dje u rrëzua në tokë ku mori lëndime, për cka u dërgua për trajtim në QKUK, shkruan Indeksonline.