Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë future gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, pas një nominimi të fortë me Luizin dhe Kristin, ishte Armaldo ai që la shtëpinë e “BBV” këtë të shtunë. Pikërisht lidhur me këtë eleminim, duket se Olta fajëson Luizin dhe sipas saj ai është penduar tashmë.
“Me këtë pabesi që ke bërë, ke humbur shumë pikë. Këtë e kuptove vonë”, tha Olta./m.j
View this post on Instagram