I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, analisti Ilir Demalia foli sot për non-grata-n e Sali Berishës nga Amerika. Demalia tha se SHBA-ja i është vënë pas Berishës për ta eliminuar përfundimisht nga politika. Sipas tij, janë pretendime idiote, ato që predikojnë se kur të vijë Donald Trump në pushtet do t’i heqë damkën non-grata Berishës.
“Sot Berisha jo vetëm që ka damkën non-grata nga SHBA, por nuk ka mbështetje nga populli si në 2005-ën. Nuk besoj që SHBA ta heqë non-grata-n dhe të rivendosë marrëdhëniet me Berishën. Jo vetëm për non-grata-n, por edhe për mënyrën si është sjellë Berisha me amerikanët pas non-grata-s. Është pretendim idiot nga ata gazetarë që janë patllake të Berishës, që pretendojnë se po erdhi Trump-i në pushtet do t’ia heqë Berishës damkën non-grata. Në një kohë që të gjithë e kemi parë që procesi i non-grataa së Berishës është bërë gjatë kohës së Trump-it. Amerika i është vënë pas se do ta eliminojë përfundimisht Berishën. SHQUP-i tani do t’u kthehet pronarëve dhe ata do të largohen edhe nga godina. Tani Berisha do të ngelë pa vulë, pa simbol, pa ndërtesë.”, u shpreh Demalia.
Analisti Demalia: Meta-Berisha, koalicion nga halli. PL do të dalë partia e parë opozitare!
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, Ilir Demalia u shpreh se Meta po e përdor koalicionin me Sali Berishën në favor të vet që nesër të dalë Partia e Lirisë, partia e parë opozitare.
“Berisha e ka bërë koalicionin me Metën nga halli, se nuk mund të llogariten Ndoka dhe Duke, ata janë kot sa për të thënë që u shtuan dhe dy figura. Pastaj mos flasim për një koalicion që Berisha është sovranist i djathtë i thekur, Ndoka është demokristian, Meta është i majte dhe Dule filogrek.
Se ku bashkohen këta ideologjikisht, politikisht unë nuk e di. Gjithë këtë situatë Meta mund ta përdorë në favor të vetin. Mund të dalë ai partia e parë opozitare nesër.”, tha Demalia./m.j