Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës. Nuk behet fjale per Hekuran Xhanin, me te cilin ne 6 mars 2022 mezi mori 1500 vota.
Kete radhe Berisha ka zbuluar Shkëlqim Hoxhën për kryebashkiak.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se kandidati Hoxha ka treguar përkushtim të madh për përmbushjen e detyrave që ju ngarkuan gjatë qeverisjes së PD-së. Kryetari i PD-së Berisha ka garantuar se kandidati Hoxha me aftësitë dhe me përkushtimin e tij do të bëjë gjithçka që të përmirësojë jetën e banorëve të kësaj bashkie.
Berisha po ashtu ka shtuar se Shkëlqim Hoxha, bashkinë do ta shndërrojë në një model për qytetarët dhe bashkitë fqinje.
Sali Berisha: Në monizimin e Ramës, PD ka përgjegjësinë e vet sepse ja dorëzoi zgjedhjet lokale atij. Ne jemi ata që njohim gabimet tona, ne nuk themi që nuk gabojmë, gabojmë por korrigjojmë gabimet. Sot çdo demokrat duhet të votojnë kandidatin e primareve dhe të mos bëhemi lojë e Ramës, janë kandidatët tuaj ato që ju votuat. Ai erdhi para jush, ju tha juve që jam Shkëlqim Hoxha, jam ky që më njihni dhe më besoni se unë shërbimin tuaj. Çfarë ndodh me kandidatin tjetër? Ku t’i kapësh, për burg janë. Ju garantoj se si ai i Bulqizës dhe disa herë më shumë janë pa përpjashtim të gjithë bashkiakët e Rilindjes sepse po vodhi Kryeministri vjedhin vartësit e tij dhe nuk pyesin fare.
/a.r