Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në qytetin e Ternit në Itali. Ai u arrestua pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ai ka filluar të sulmojë karbainierët italianë duke u gjuajtur fillimisht me karrige e më pas me sende të tjera, pasi në shtëpi fshihte një sasi prej 51 gramë kokaine.
Të gjendur në këtë situatë policët përdorën pistoletën taser, armë e përdorur për mbrojtje e cila elektrizoi dhe e mbajti të qetë 23-vjeçarin.
E gjithë ngjarja kishte nisur kur, karabinierët, gjatë një shërbimi të zakonshëm të kontrollit rrugor në Via Montegrappa, urdhëruan ndalimin e një makine Nissan Pixo të drejtuar nga një i ri shqiptar, i cili ishte pa leje drejtimi dhe dokumente të tjera identifikimi. Kjo ishte arsyeja se pse ata e shoqëruan të riun në shtëpi, ku u përballën edhe me sjelljen agresive të
Sipas mediave italiane 23-vjeçari me origjinë shqiptare u dërgua në paraburgim e ndaj tij është kërkuar masa e arrestit me burg për akuzat e trafikimit të drogës, dhunim dhe shfaqje rezistence ndaj zyrtarit publik.
/s.f