Një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt.
Alissa Carlson Schwartz, meteorologe në “CBS LA”, po jepte parashikimin e motit kur i iku ngjyra e fytyrës dhe u rrëzua.
Në Facebook, vetë Schwartz shkroi: “Falemnderit për të gjitha mesazhet dhe telefonatat. Do të bëhem mirë”.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë episod, por diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe në vitin 2014, kur punonte në një televizion tjetër.