Efi ka festuar këtë javë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe që ka bërë bashkë miqtë dhe fansat. Ish-banorja e “Big Brother” është shfaqur super “sexy” në festën që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave.
Kantautori, kishte risjellë një version tjetër të këngës “Mbaroj për ty”. Vetëm se këtë herë kanë qenë miqtë e Efit, që e kanë kënduar, duke i përshtatur edhe tekstin.
Në ditëlindjen e saj, kanë qenë Bruno dhe Klajdi që e kanë interpretuar, posaçërisht për ish-banoren e “Big Brother”, e cila e ka shijuar pafund këtë surprizë. Por, në këtë festë nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i ish-konkurrentes. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.
Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër.
Kujtojmë se menjëherë pas daljes, Efi mori disa ftesa për në televizion, por edhe u bë pjesë e klipit të reperit Mozzik. Të shpeshta kanë qenë reagimet e Efit, sa i përket lojës në “Big Brother”, duke veçuar këtu Luizin dhe Kiarën, me të cilët ishte dhe më e lidhur Brenda në shtëpi.
E ashpër u tregua me Kiarën, pak javë më parë, pas sherrit që kjo e fundit pati me Luizin, pasi e bllokoi tek lavamani. Nëpërmjet një videoje në InstaStory, Efi shprehet se të dy konkurrentet ndodheshin në lojë dhe secili duhej të luftonte për të fituar dhe për këtë arsye këngëtari nuk ka përse akuzohet për dhunë fizike apo psikologjike.
Sipas saj, Kiarën e preku më shumë fakti se nuk arriti të fitonte lojën pasi nëse do ishte bërë keq, këtë problem ajo do ta zgjidhte vetëm me Luizin.
“Nuk e di pse situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet për dhunë psikologjike. Në atë situatë ishin në një lojë, nuk e di pse Luizi duhet ta lërë Kiarën që të bëjë gol, fiks si në një skuadër futbolli. Ai dëshironte të fitonte, nuk donte që çunat të ishin në nominim.
Njerëz të tjerë kur kishin avantazh e lënduan dy herë, njëherë me daljen time dhe njëherë me të Kiarës. Pse mund ta bënte tjetër. Luizit nuk i është dhënë asnjëherë ky avantazh. Kam analizuar dhe sjelljen e Kiarës, nëse partneri im sillej ashtu unë do reagoja drejtpërsëdrejti me të. Ajo e kishte mendjen te loja, ndaj dhe ndjenjat e ankthi do harrohej nga loja, donte të fitonte. Do i drejtohej partnerit nëse do lëndohej”, tha ajo./m.j