• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe

by Java News
18/03/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Kosovën është favor i madh një Serbi demokratike, ku nesër Presidenti i saj, i cili ratësisht mund të quhet Nikolla Sandulloviq, do të hidhte pa hezituar spirancën e paqes për të shkarkuar më lehtë anijen e madhe të paragjykmeve e animoziteteve serbe ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Ballkan           

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Tani kur para pak ditësh në Kosovë, qëndroi lideri i Parisë Republikane të Serbisë, z. Nikolla Sandulloviq, i cili në Prekaz u përkul para viktimtave të terrorit serb dhe kërkoi falje për të gjtha mizoritë që Beogradi ka bërë mbi shqiptarët, m’u kujtua shkrimtari i famshëm kroat Mirosllav Kërlezha dhe sidomos eseja e tij me titull  “Mbi të vetmit flamuj të kohës sonë”, kushtuar Kosta Novakoviqit (1886-1939), një publicist dhe politikan socialdemokrat, anëtar i dalluar i Partisë Socialdemokrate Serbe, e cila vepronte si opozitë në Mbretërinë Serbe. Novakoviqi kishte vuajtur disa vite burg për shkak se iu kishte kundërvënë planeve serbmëdha të zgjerimit të Serbisë në territoret e Shqipërisë e të Maqedonisë.

Teksa ilustronte mizoritë serbe mbi shqiptarët, ndaj të cilave kundrvihej socialdemokrati Novakoviq, Kërlezha në esenë e tij, ndër të tjera, shkruante: “U ngrit ushtria dhe i vrau me topa dyqind qytetarë të vet, për t’i treguar rajës shqiptare ad oculos, çka do të thotë e Drejta e Shpatës. Për këto masakrime masive politike kolporterët brohorisnin publikisht në mes të qytetit: “Lufta e përgjakshme në jug”, “Dyqind të vdekur”, “Shumë me rëndësi”, “Botim i jashtëzakonshëm”, “Ballkan”, “Pravda”, “Vreme”, “Cicvaricev Dnevnik”, “Shumë me rëndësi”… Ndodhi që prapë menjëherë, në mënyrë të jashtëzakonisht të qartë, e ndejva çka do të thoshte të jeshë një nga dyqind Mustafa Abazët ose Adem Beqirët njëzet e pesë vjeçarë dhe çka do të thoshte të bjerësh i pushkatuar një ditë me diell, si qytetar lojal nga mitralozi i shtetit tend…”
Ngjashëm si Kosta Novakoviqi, Dimitrije Tucoviqi e Svetozar Markoviqi dikur, edhe Nikolla Sandulloviqi sot, po mundohet t’i ndihmoj popullit të tij që të lirohet nga psikoza kolektive në të cilën e ka katandisur regjimi autokratik i Aleksandar Vuçiqit. Sandulloviqi po iu flet serbëve të tij me gjuhën e qartë të logjikës humane, duke ua bërë të qartë se shqiptarët nuk janë armiq të tyre.

Kushdo që mundohet të futet në lëkurën e Sandulloviqit, e ka vështirë të përballojë temperaturën përvëluese që vjen nga kapaku i nxehtë i tenxheres populiste brenda së cilës vlon propaganda zyrtare serbe mbi “shqiptarët e këqinj”.  Do të jetë vështirë edhe për ata serbë që mendojnë si Sandulloviqi, por që e kanë të pamundur të ngrenë kapakun e tenxheres dhe të shohin përtej,  sepse Vuçiqi për çdo ditë shkarkon mijëra kamion me gurë paragjykues para syve të tyre, si municion për propagandën e tij trushpërlarëse.

Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë pranë njeri tjetrit, pa qenë nevoja të duhen me patjetër. Por ata duhet të respektohen, sepse për t’u dashur dy njerëz që kanë qenë viktimë e antagonizmave dhe paragjykimeve afatgjata, duhet të kalojë një kohë. Njësoj si brigjet e Savës që herë pas herë sjellin inerte të forta dhe copa trungjesh të kalbura, edhe në ndërgjegjet e njerëzve vijnë zërat e brendshëm në formë të thirrjeve të atyre që kërkojnë drejtësi. Nikolla Sandulloviqi ka kohë që është shndërruar në një zë të fuqishëm të ndërgjegjes kolektive serbe, sepse një popull mund të lirohet nga robëruesit e jashtëm, por liria e plotë e tij vjen vetëm atëherë kur çlirohet nga demonët e brendshëm.

Fatkeqësisht, populli serb aktualisht vuan nga makthi i demonëve të vet, që ende ushqehen me iluzionin e të qenit  “popull hyjnor”. Pafuqia për t’u liruar nga këta demonë, popullin serb e bën jo imun ndaj diktaturave që prodhojnë politikanë me ndërgjegje të munguar njerëzore. Pamjaftueshmëria e ndërgjegjes politike serbe ka qenë për një kohë të gjatë fushë manovrimi i aleancave kishtare-akademike-shtetërore kundër lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve.

Shqiptarët duan që të bashkëjetojnë me serbët dhe të bashkëpunojnë me ta, si dy popuj normal që marrin dhe japin ato që njëri i ka e tjetri s’i ka. Serbët kanë sipërfaqe më të madhe të tokës së bukës, kurse shqiptarët e kanë më të gjatë vijën bregdetare. Pas njëqind vjetëve ndoshta hasmëritë e tanishme do të ruhen vetëm si lëndë arkivore për t’i mësuar shtigjet nga nuk duhet të kalohet, por mund të ndodhë që këto resurse që i kanë sot shqiptarët dhe serbët, nesë të jenë asete të përbashkëta zhvillimore, në një Europë të liruar nga paragjykimet mesjetare ndaj njëri tjetrit. Ngjashëm si francezët dhe gjermanët, apo si suedezët dhe norvegjezët e danezët, edhe shqiptarët e serbët nuk mund të jenë përjashtim i pajtimeve të mëdha historike.

Por, a janë shqiptarët dhe serbët sot të gatshëm të pajtohen dhe të varrosin një herë  e përgjithmonë sëpatat e hasmërive?

Një përgjigje më të freskët ditëve të fundit na e ka dhënë politikani mendjehapur Nikolla Sanduloviq, i cili ftoi politikën serbe që të pranojë gabimet ndaj shqiptarëve, kurse shqiptarëve u kërkoi që të  mos heqin dorë nga besimi se një ditë edhe në shoqërinë serbe do të triumfojë zëri i arsyes dhe mirëkuptimit fqinjësor.

Nëse para 100 viteve një socialdemokrat si Kosta Novakoviqi vuante burg për shkak se kundërshtonte hapur  politikaat koloniale serbe ndaj popujve të tjerë, sot duhet të del një Kërlezhë shqiptar dhe të mbështesë hapur e pa ekuivoke Nikolla Sandulloviqin për pikëpamjet e kristalta humane e vizionare të tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Shoqëria serbe nuk mund të demokratizohet pa ndihmën edhe të intelektualëve, publicistëve, akademikve e profesorëve shqiptarë, ngjashëm siç ndikoi në vitet tetëdhjetë shtypi kroat e slloven me autorët e shumtë të tyre në diskursin publik të Kosovës, për t’i shikuar gjërat në një perspektivë më optimiste. Kjo edhe për faktin se demokratizimi i Serbisë, nënkupton çlirimin e ventillave për të nxjerrë jashtë energjitë negative që mbajnë të mbërthyer shoqërinë serbe nga demonët e shovenizmit. Demokratizimi i Serbisë nënkupton edhe çmontimin e të gjitha minave në rajon që ende i mbajnë në ankth  marrëdhëniet mes njerëzve me etni, e religjone të ndryshme.
Për Kosovën është favor i madh një Serbi demokratike, ku nesër Presidenti i saj, i cili ratësisht mund të quhet Nikolla Sandulloviq, do të hidhte pa hezituar spirancën e paqes në brigjet e mirëkuptimit shqiptaro-serb për të shkarkuar më lehtë anijen e madhe të paragjykimeve e animoziteteve serbe ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Ballkan.

Prishtinë, 17 mars 2023

(Autori është zv.Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës)

 

 

 

 

 

Next Post
Gjobitet ish-presidenti Donald Trump: Shpërfilli vendimin e gjykatës

Hetimet/ Donald Trump në alarm: Do të më arrestojnë të martën, dilni në protesta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In