Kryeministri i vendit Edi Rama ka vijuar më tej turin e takimeve me strukturat e Partisë Socilaiste në bazë në kuadër të procesit të anëtarësimeve të reja. Sot kreu i mazhorancës ishte në Pogradec ku u anëtarësuan në Partinë Socilaiste 60 qytetarë. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se PS ëhstë forca e vtme që mund të bëjë reforma për transformimin e vendit. Ai i’u përgjigj akuzave të opozitës për ministrin e brendshëm teksa tha se janë goditur pasuritë e botës së krimit, ndaj sulmohet Saimir Tahiri.
“Ne po bëjmë reforma që prekin shumë interesa. Unë do të jap një shembull për ministrin e brendshëm pse ëhstë misnitri më i sulmuar nga një pari që e quan veten opozitë. Në 1 vit e gjysëm kjo parti organizoi mbi 1 mijë konferenca kundër një personi. Si ka mundësi që në 1 vit sulmoi me shpifje dhe fyrje nga më të ultat ministrin e vendit…Ndodh sepse nuk kemi opozitë, por kemi përballë një kundërshtar që alternativë të vetme ka baltën.
Por ndodh edhe sepse ministri i Brendshëm është kurajoz në një betejë ku preken interesat, dhe interesat e prekura reagojnë. U përmend këtu Lazarati, por goditja e Lazaratit nuk ëhstë thjesht ajo që njihet, vënia e flakës mbi plantacionet e drogës dhe një luftë prej disa ditësh me një grup kriminal personash ordiner. Kjo është vetëm ajo që duket, por në fakt goditja e Lazaratit është shembja e një banke të parasë së zezë, që duke u shembur, nuk prodhon më paratë, jo thjesht për ata kriminelët ordiner që jaën para hekurave, por për të tjerë që për vite të tëra, e shfrytëzuan Lazaratin si bankë parash të zeza, dhe për vite të tëra trimfuan mbi shtetin. Ata që kanë hmbur paratë kanë ndjerë dhimbje të madhe, dhe kjo dhimbje e madhe reflektohet në luftën që i bëhet Ministrit të Brendshëm” -tha Rama.
Në të njëjtën linjë, ai i’u përgjigj edhe akuzave të opozitës ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Rama tha se Beqaj sulmohert pasi me reformat e ndërmarra prej tij, janë ulur çmimet e ilaçeve me 30 %, para që sipas tij janë kursyer nga xhepat e qytetarëve por janë prekur ata që sot akuzojnë.
“Sulmohet ministri i Shëndetësisë. Si mos të sulmohet kur ka prekur interesa të mëdha. Sepse të ulësh 30 % çmimin e ilaçeve, është gjë shumë e mirë për popullin se ka kursyer 70 mln dollarë nga xhepat e qytetarëve por ama, këto 70 mln dollarë të kursyera janë hequr nga xhepi i dikujt. Janë hequr nga xhepat e disave. Dhe këta disa janë një fuqi e prekur seriozisht në interesin e vetë për shkak të një reforme dhe për shkak të vendosmërisë së qeverisë. Dhe kjo fuqi kërkon ta zbraps këtë proces, kërkon të rikthejë prap çmimet e kripura të ilaçeve.”, tha Rama.
Kreu i mazhorancës tha më tej se qeveria e drejtuar prej tij ka ndërmarrë reforma të dhimbshme, por të domosdoshme për të ecur përpara. Ai tha se pavarësisht kostove politike, kjo mazhorancë do vijojë reformat për tranformimin e vendit.
“Është kurajo e madhe të tallesh me një popull të tërë dhe të kërkosh llogari në 2 vite e pak, për angazhime të marra shumë seriozisht që kërkojnë kohën e tyre. Më kujtohet që ditën që ne paraqitëm programin në Parlament, dhe qeveria e shkuar doli e tha ku e keni shëndetësinë falas…Çdo mendje normale kjo i duket një mashtrim, por në fakt është një talle me popullin, me njerëzit dhe është vënie në lëvizje e një makinerie shpifje shpifje, shpifje, akuza, akuza, akuza…Ashtu sikundër pas dy vitesh shumë të vështira kur ne ishim në procesin e një reformë jashtëzakonisht në energji, shqiptarët na dhanë përsëri mbi 1 milion vota në zgjedhjet e 2015-ës, vitin e ardshëm shqiptarët do na rijapin mbi 1 milion vota sepse shqiptarët janë larg së qeni budallenj, dhe janë larg së qeni një tufë delesh.”, tha Rama.