Ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë, Altin Morina, shef i stërvitjes në repartin RENEA, i arrestuar pak ditë më parë me 113 mijë euro teksa lëvizte me një automjet luksoz “Audi Q8”.
Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.
Morina dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës, me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.
Gjithashtu, dyshohet se Morina ka lidhje dhe me Kreshnik Halilajn, i cili u arrestua më herët për arsenal armësh dhe drogë. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtepinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.
/e.d