Barcelona nuk e ka harruar Granit Xhakën. Kampioni i Spanjës dhe Evropës është duke e vëzhguar yllin kosovar. Granit Xhaka gjatë verës pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach. Ylli kosovar pritet të bëjë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te ndonjë gjigant evropian. Sipas fichajes.net, trajneri i Barcelonës ende vazhdon të jetë i interesuar për reprezentuesin e Zvicrës, Granit Xhakën. Enrique po synon ta forcoj mesfushën për sezonin e ri, derisa Xhaka është në listën e klubit katalunas, referon gazeta Express. Ish anëtari i Baselit, përveç Barcelonës, ka zgjuar edhe interesimin e Liverpoolit, Chelseas, Manchester Cityt, Atletico Madridit, Juventusit, Interit dhe Napolit, referon Express.