Analisti Kreshnik Spahiu e cilëson emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH, një akt patrioriktë kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nuk është rastësi që Rama e mori një vendim të tillë.
“Mendoj që në 10 vitet e fundit, është akti më patriotik i kryeministrit shqiptar. Nuk është rastësi që Edi Rama merr një person që ka punuar për agjencinë e shërbimeve të Kosovës dhe e emëron në Shërbimin Informativ të Shqipërisë.
Nuk është rastësi që merr një person që ka pasur mbështetjen e shërbimeve amerikane dhe e emëron atë në Shqipëri. Mendoj që asnjë kryeministër, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë nuk e ka bërë një veprim të tillë”, theksoi ai./m.j