Nga Mero Baze
Vendimi i KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, i jep fund përpjekjeve të Berishës për të minuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë përmes komisionerit të zgjedhjeve dhe krijon një realitet të ri opozitar në zgjedhje.
Opozita hyn në këto zgjedhje e ndarë në dy kampe kryesore, pro dhe kundër Berishës, dhe brenda këtyre dy kampeve dhe me nën ndarjet e tyre, të cilat po ashtu janë pasoja të betejës së Berishës me individë brenda opozitës.
Në një anë është Partia Demokratike e drejtuar nga Alibeaj dhe koalicioni i partisë së prej Dashamir Shehit me Bindjen Demokratike, të cilët janë kampi anti Berishë i opozitës. Të dy këto opozita duket se janë të hapur atë bashkëpunojnë gjatë rrugës me njëra- tjetrën, duke mbështetur kandidatët e njëra- tjetrës, por nuk janë ende në një koalicion elektoral.
Në krahun tjetër është blloku i Ilir Metës me Sali Berishën, i cili ka bërë gati dy koalicione. Koalicioni i parë është ai i Metës me Berishën dhe Nard Ndokën, në të cilin do të regjistrohen dhe kandidatët e Foltores në primare.
Lista e këshilltarëve bashkiakë që është e detyrueshme të jetë vetëm një, do të ndahet mes Berishës dhe Metës në raportet 70 me 30 për qind.
Koalicioni i dytë i atashuar me këta, përbëhet nga tre parti të vogla, të cilave Berisha u ka dhënë hua deputetët të regjistrohen, të cilët do shërbejnë vetëm për të futur Berisha këshilltarë bashkiakë nga partia e tij, që do t’i mbeten jashtë për shkak të koalicionit me Metën.
Të dy këto koalicione praktikisht janë një, por janë ndarë për arsye taktike, ku njëri shërben për të mbështetur kandidatët e tjetri për këshilltarët bashkiakë.
Në krah të tyre, por jo me ta, janë dy parti të tjerë, ajo e Agron Dukës dhe Fatmir Mediut, të cilët në të vërtetë janë ndarë po për shkak të Berishës, por jo si anti Berishë.
Ata thjeshtë e ndjenë të tepërt të marrin përsipër sërish Berishën në siglën e tyre dhe me sa duket duan të provojnë veten jashtë tij. Mediu e bën këtë zemërthyer, me shpresë se ky gjest do prekë prokurorët e SPAK dhe do t’ia quajnë pozitive në gjyq, ndërsa Duka, thjesht të mos vdesë bashkë me Berishën.
Ky fragmentim i opozitës në katër blloqe dhe një fraksion brenda një blloku, plus dy parti te tjera, është i gjithi produkt i Sali Berishës.
Nëse Sali Berisha nuk do të ishte futur në lojë, Partia Demokratike do të ishte një e vetme, dhe gjithë partitë e tjera do të ishin në aleancë me të.
Për shkak të tij tani kemi aleancën Patozi- Shehi, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Aleancën Meta- Berisha -Ndoka, aleancën e partive historike të Ballit Kombëtar dhe liberalëve të Starovës, dhe dy parti të lira, atë Agrare dhe Republikane.
Po për shkak të tij, dy parti të reja, ajo e Arlind Qorrit dhe Nisma Thurja po dalin po ashtu më vete, duke mos gjetur veten as me anti Berishët, as me luajalët e Berishës.
Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri nuk kemi pasur një opozitë të përçarë dhe kaq të defrangmentizuar vetëm për shkak të një njeriu, përballë një shumice kompakte.
Aq shumë është defragmentizuar opozita për shkak të Sali Berishës, sa në këto zgjedhje duket sikur nuk do votohet pro dhe kundër kandidatëve për bashki, por pro dhe kundër Berishës në çdo parti.
/e.d
Siç është e keq pjerdhur PD-ja e sotme, me 9/fraksione dhe 9 kryetatë, duket njesoj si menstruacionet femërore, ku nuk i zihet besë, fjala e asnjërit, fillim -mbarim, tregues ky, që kjo PARTI DEMOKRATIKE, ka shkuar për lesh, e ka mbyllur ciklin e vet.
Fatkeqësi që Sali Berisha, ka eleminuar vazhdimësinë e brezave, mbasi i ka mbytur qysh në foshnjëri idealistët e rinj demoktatë, duke mbytur dhe shkaterruar shpirtin e dlirë të brezit të ri të kësajë force politike.
Rrjedhimisht, PD sot është në grahmat e fundit të jetës.