Ditën e sotme, Partia Socialiste do të zhvillojë zgjedhjet për delegatët e qarkut të Dibrës dhe të Lezhës, të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e PS-së që do të mbahet në 19 mars.
Bëhet e ditur se në qarkun e Lezhës janë thirrur për të votuar 1800 delegatë, ku do të zgjedhin 18 vetë dhe 6 do të dalin nga qyteti i Lezhës. Ndërsa në qarkun e Dibrës do të votojnë mbi 4800 anëtarë për të zgjedhur 48 delegatë për Kongresin e 19 marsit.