Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Sarandë. Një 4 vjeçar është mbytur aksidentalisht në liqenin e Mursisë.
Policia njofton se i mituri ka qenë duke qëndruar me familjarët pranë liqenit. Ndërkohë po punohet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./m.j